Hoxhaj, është takuar me kryetarin e Preshevës, Arifin, ku diskutuan për të drejtat e shqiptarëve që jetojnë në Kosovën Lindore

0

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe njëherësh nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, është takuar sot me kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifin, ku diskutuan për të drejtat e shqiptarëve që jetojnë në Kosovën Lindore.

Hoxhaj, ka thënë se qytetarët e Luginës së Preshevës e kanë pasur dhe do të vazhdojnë ta kenë mbështetjen e institucioneve të Kosovës në realizimin dhe garantimin e të gjitha të drejtave të tyre, duke shtuar se Kosova duhet të insistojë në reciprocitet të plotë me të drejtat e pakicës serbe në vend.

Ai, gjithashtu tha se Qeveria e re me PDK-në, do t’i intensifikojë kontaktet e ndërsjella dhe është e gatshme të garantojë ndikimin e drejtpërdrejtë në përmirësimin e jetës së qytetarëve në Luginën e Preshevës.

Shkrimi i plotë i Enver Hoxhajt në Facebook:

Me mikun tim, Shqiprim Arifi, patëm në diskutim një nga temat që Kosova e ka prioritet: të drejtat e shqiptarëve që jetojnë në Kosovën Lindore. Qytetarët e Luginës së Preshevës e kanë pasur dhe do të vazhdojnë ta kenë mbështetjen e institucioneve të Kosovës në realizimin dhe garantimin e të gjitha të drejtave të tyre. Kosova duhet të insistojë në reciprocitet të plotë me të drejtat e pakicës serbe në Kosovë. Pa respektim të plotë të të drejtave të pakicave nuk mund të ndërtohet e ardhmja e rajonit. Qeveria e re me PDK-në do t’i intensifikojë kontaktet e ndërsjella dhe është e gatshme të garantojë ndikimin e drejtpërdrejtë në përmirësimin e jetës së qytetarëve në Luginën e Preshevës.

-Sponzor-