Ekskluzive: 300 pjestarë të RENEA-s së Shqipërisë afrohen tek kufiri, të gatshëm nëse ka destabilizim

0

300 pjestarë të Njësisë Speciale të Shqipërisë “RENEA” janë afruar tek kufiri Kosovë-Shqipëri, raporton Gazeta NewBorn.

Gazeta NewBorn, mëson se këta pjestarë të Policisë së Shqipërisë, janë në gjendje gadishmërie për të hyrë në Kosovë, në rast se mund të ketë destabilizim të situatës në vend.

NewBorn, mëson se se kjo gadishmëri ka ardhur pas shumë paralajmërimeve për tensionim të gjendjes në vend dhe mundësisë se eksalimit të saj në dhunë.

Poashtu Gazeta NewBorn mëson nga organet e sigurisë se këtë miratim e ka dhënë edhe shefi i Qeverisë së Shqipërisë Edi Rama.

Kujtojmë se Kosova ka marrëveshje me Shqipërinë dhe SHBA-në, për kërkim të një ndihme të tillë në rast nevoje.

Ndryshe nga kjo sonte është raportuar se të enjten do të ketë protestë, pas një vendimi që do ta merr Gjykata Kushtetuese, vendim ky i cili do t’a rrëzonte kërkesën e VV-së rreth ankesës për dekretin e Presidentit Hashim Thaçi/Gazeta NewBorn/

-Sponzor-