Studenti Kosovar Jashari diplomoi në Gjermani, temë diplome kishte nga projektet në Kosovë

0

I riu nga Kosova Kosovar Jashari, ka përfunduar studimet e masterit në profilin e arkitekturës. Kosovari, këto studime i ka kryer në Shtutgart të Gjermanisë. Tema me të cilën ai ka diplomuar është “Tregu në Mitrovicë, me bibliotekë, galeri, sallë e tregut (kino, teatër) si dhe tribuna jugore e stadiumit Rizah Lushta.

E veçanta e këtij diplomimi nga Kosovari është se ai ka diplomuar në Gjermani, por që temë të diplomës kishte një projekt të Mitrovicës.

Më poshtë e keni njoftimin për Kosovarin nga familja e tij:

Pershendetje stafi , Djali ynë Kosovar Jashari mbarojë studimet Master në Fakultetin e Arkitektures ne Shtutgart ,e veqanta është se , Tema e projektit është :Tregu në Mitrovicë , me Bibliotek, Galeri , Sallën e Tregut , Sallë multifunktionale (Kino, Teatër, ),si dhe tribuna jugore e Stadiumit Rizah Lushta !Projekti ka 92 faqe , dhe ështe vlesuar me notë 2.0(9.0) besoj qê është në interes të publikut qe të publikohet , Une po ju drejtohem juve nese ju e vlersoni qe është me rëndësi promovimi i arritjeve të femijtë Shqiptar nê Diaspor .Kosovari edhe Bachelor-in e ka perfundue me notë mesatare 1.5 (9.5) e veqanta është se ka zgjedhur nje Projekt ne Mittovicë , qe na ka befasue per t‘mirë edhe neve Prindërve ! Me poshte po ju dergoje edhe ca Foto, Kurse kjo e fundit ështe Foto e Kosovarit

 

-Sponzor-