I jepet lamtumira 4 personave që ndërruan jetë nga aksidenti në Mramor

0

Sot do varrosen A.SH 25 vjeç, O.SH 65 vjeç dhe A.SH 88 vjeç, të cilët u aksidentuan dy ditë më parë në magjistralen Prishtinë-Gjilan, në Mramor.

Dje është bërë e ditur se në QKUK ka ndërruar jetë edhe personi i katërt, njofton Klan Kosova.

Në këtë aksident ishte përfshirë edhe eskorta e ambasadores së Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç, e cila ka lëndime serioze por është jashtë rrezikut për jetë.

-Sponzor-