I jepet lamtumira e fundit basketbollistit të Kosovës, Gazmend Sinanit

0

I është dhënë lamtumira e fundit basketbollistit të Përfaqësueses së Kosovës, Gazmend Sinani.
Në varrezat e qytetit në Prishtinë të shtunën pasdite, mes lotëve të familjarëve, miqve e opinionit të gjerë, është varrosur Gazmend Sinani, transmeton Gazeta NewBorn.

Sinani 27 vjeçar që së fundi kishte festuar ditëlindjen, ka humbur jetën në një aksident rrugor që ka ndodhur në Gjakovë në mëngjesin e hershëm të ditës së shtune.

Në po të njëjtin aksident lëndime trupore kanë pësuar edhe Granit e Fisnik Rugova, Altin Morina dhe fizioterapeuti i reprezentacionit Kujtim Shala.

Federata e Basketbollit e Kosovës përmes një telegrami ka shprehur ngushëllimet e përzemërta familjes Sinani dhe miqve të Gazmendit për këtë humbje të pakompensueshme.

Sinani karrierën në basketboll e filloi te grupmoshat e reja në Prishtinë, karrierën e vazhdoi në Turqi, ku ishte pjesë e akademisë së Fenerbahçes dhe kombëtareve turke të grupmoshave të reja.

Në Kosovë ka luajtur për Prishtinën, Bashkimin e Rahovecin, kurse në klube të ndryshme turke është paraqitur disa sezone.

Më 2017/18 luajti në ligën elite në Angli.

Sinani ishte anëtar i Përfaqësueses së Kosovës, që nga pranimi i FBK-së në FIBA.

1fffewfewfwe 36064784_10216785321884695_5429842889922314240_n35972605_10216785321604688_185934816485572608_n35972616_10216785321164677_7147273343769509888_n35970771_10216785303444234_884306106657013760_n35922928_10216785291843944_378704480717242368_n

-Sponzor-