I riu nga Kërçova mban gjallë këngen shqipe edhe pse jeton dhe vepron në Amerikë

0

Ai e ka pasion të madh muzikën e që kur ishte i vogël këndonte e thotë që muzika e ka lidhur shpirtërisht me vendin e tij të dashur origjinën Kërçovë.

Po flasim për artistin Bledian Ajroja ku ka sjellë vërtetë një super projekt në këtë verë që mban titullin “Zemër zemër” e që është projekti i tij i dytë e ku po pëlqehet mjaft.

“Me muzikë merrem prej shkollës fillore dhe gjithmonë e kam pasur pasion. Muzika më ka lidhur shpirtërisht me vendin tim të dashur që është Kërçova e Maqedonisë. Edhe pse kam lindur në Amerikë fizikisht, shpirtërisht kam lindur në Kërçove, të rrënjat e familjes sime”, thotë Blediani.

Kënga “Zemër zemër” është punuar nga:

Music: Mario Bregu
Tekst: Mario Bregu & Qamil Aliu
Mix and Master: Alskerd Rrenja
Hair: Elvir Emroski

-Sponzor-