“I riu nga Kumanova fiton 171,835€ me një video në facebook”. Keni kujdes nga ky lajm, mund t’ua vjedhin paswordin e facebook’ut

0

Një lajm ka qarkulluar gjatë dy ditëve të fundit kinse një i ri nga Kumanova ka fituar 171,835€ me një video në facebook, nuk është prodhuar nga portali Insajderi, por nga hakerët me qëllim që t’ju vjedhin paswordin e facebook’ut, raporton Korrespodenti.
Ky është lajmi që e ka prodhuar dikush me qëllim që t’i dëmtojë përdoruesit e facebok’ut.

Sponzor

Vjedhja e paswordit tuaj të facebook’ut përmes këtij lajmi bëhet me një metodë që në gjuhën e programimit quhet “Phishing”.

Përmes kësaj metode, posa të klikon vegëzen e lidhur, ju hapet një faqe tjetër që ju kërkon emrin e përdoruesit si dhe fjalëkalimin. Nëse i jepni këto të dhëna të sakta, pra emrin e përdoruesit (username) si dhe fjalëkalimin (paswordin), këto të dhëna automatikishit u shkojnë hakerëve dhe ata kanë mundësi të hapin profilin tuaj dhe të marrin nga aty çfarë ata dëshirojnë.

Më poshtë po ju sjellim një video e cila ju shpjegon në mënyrë praktike si bëhet vjedhja e të dhënave tuaja nga ky lloj hakimi.

-Sponzor-