Infektohet për të dytën herë me koronavirus Petrit Bylykbashi: Pas 3 muajsh, virusi po më sulmon direkt në mushkëri

0

Petrit Bylykbashi e ka konfirmuar se është infektuar me koronavirus për herë të dytë dhe se tani ‘sulmi’ që po i bën ky virus është më i rëndë dhe se po dëmton në mushkëri, shkruan Gazeta Metro.

Petrit Bylykbashi në prill ishte infektuar për herë të parë me koronavirus dhe madje këtë e kishte bërë vet publike.

Sponzor

Të njëjtën gjë e ka bërë edhe sot, duke treguar se ka rezultuar pozitive me COVID-19 dhe se kjo është hera e dytë që ai u infektua.

”Mbas 4 ditëve ren te rishfaqjes se simptomave dhe nje konsulte/përcjellje te gjendjes disa orëshe maratonike bashkë me Naser Ramadanin vendosem qe unë me u ritestu për Covid19, fatkeqësisht rezultova Pozitiv ne SARS-CoV-2 përsëri, virusi mu kthy afërsisht 3 muaj mbas shërimit dhe kësaj here shume me agresiv, po sulmon aty ku ka demtu herën e parë, direkt ne mushkëri. Te jem real, duke qen i bindur plotësisht qe nuk kthehet virusi, nuk jam ruajt as për një moment te vetem dhe kontakt me njerëz te infektuar kam pas ne shume raste”, ka bërë të ditur Bylykbashi.

-Sponzor-