Intervista që Ivanoviq kërkonte të mos publikohej, kishte treguar kush ishte ‘sunduesi i errët i veriut’

0

Në intervistën e tij të fundit për BIRN në tetor, Oliver Ivanoviq, politikani serb i Kosovës i vrarë në janar, e quajti Milan Radoiçiqin një figurë kryesore dhe të fuqishme në veriun e Kosovës të drejtuar nga serbët.

 Ai kërkoi nga BIRN që ta mbante atë pjesë të intervistës jashtë procesverbalit, duke pasur frikë nga hakmarrja e mundshme.

Në intervistën një-në-një, në audion dhe shënimet e regjistruara, Ivanoviq pohoi se pushteti në Kosovën e veriut nuk qëndronte me institucionet e zgjedhura por në “qendrat informale të pushtetit” – dhe e quajti Radoiçiq të lidhur me këtë sistem informal të pushtetit.

Sponzor

“Qendra e pushtetit nuk është në ndërtesën e Komunës – sepse ndërtesa e Komunës i takon kësaj qendre tjetër informale të pushtetit”, tha Ivanoviq.

Më pas ai shtoi: “Presidenti [serb] Aleksandar Vuçiq përmendi Milan Radoiçiq, i cili me të vërtetë më shqetëson; më shqetëson shumë se ai e merr atë si shembull të një personi që lufton për mbrojtjen e serbëve në Kosovë “.

Ivanoviq iu referua fjalëve të Vuçiqit në një konferencë shtypi të mbajtur në shtator kur e quajti Radojqiq si një nga pesë burrat që ai falënderoi për “mbrojtjen e Serbisë në Kosovë”.

Pavarësisht që i kërkoi BIRN-it të mos publikonte fjalët e tij rreth qendrave joformale të pushtetit, Ivanoviq i tha gazetarit të BIRN të mbante mend emrin e Radoiçiq.

“Jo, jo, jo, lëre aty, mbani mend atë, do ta keni atë emër atje,” tha Ivanoviq kur gazetari filloi të fshijë emrin e Radoiçiq nga shënimet.

Radoiçiq , i cili ka qenë në qendër të vëmendjes në muajt e fundit, ka lidhje të ngushta me elitat politike në Kosovë dhe Serbi, duke përfshirë Vuçiqin dhe Kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj.

Ai është përballur me akuza ligjore në Serbi disa herë dhe është një bashkëpunëtor i ngushtë i biznesmenit kontravers serb të Kosovës, Zvonko Veselinoviq.

Radoiçiq refuzoi të fliste me BIRN për këtë artikull.

-Sponzor-