Intervistë| Mbrojtësi i Përfaqësues së Kosovës, Mirlind Kryeziu: Me Bullgarinë do të jetë rezultat pozitiv për ne, Anglia është favorit

0

Mbrojtësi i talentuar i Përfaqësues së Kosovës i cili luan për FC Zurichun e Zvicrës, Mirlind Kryeziu, ka folur ekskluzivisht për Gazetën NewBorn, vetëm dy ditë para se të zhvillohet ndeshja mes Kosovës dhe Bullgarisë në Stadiumin ”FADIL VOKRRI”.

Ai thotë se Kosova është në një formë të mirë e ndeshja me Danimarkën ku rezultati përfundoj baraz, i ka motivuar edhe më shumë kur dihet se Danimarka është në 10-shën me të mirë të kombëtareve në botë.

Kryeziu, ka folur poashtu për ndeshjën që Kosova kishte me Danimarkën, ballafaqimin që do ta ketë Kosova në këto faze e poashtu edhe për karrierën e tij.

Mbrojtësi i Kosovës, ka treguar edhe favoritin e grupit të cilit i takon edhe Kosova. Ai ka thënë se Anglia është ekip i fuqishëm dhe në këtë grup edhe është favorit.

Më poshtë e gjeni interivstën eksluzive të Mirlind Kryeziut dhënë për Gazetën NewBorn.

Gazeta NewBorn: Të hënën pritet të zhvillohet ndeshja mes Përfaqësues së Kosovës dhe asaj të Bullgarisë, cili mëndoni se do të jetë rezultati?

Kryeziu: Për rezultat nuk mund të flas, por ekipi ynë ndihet shumë mirë, edhe pse e kemi bërë një barazim kundër një ekipit i cili është në top 10-tësh, është motivim shumë i madh për ne. Besoj dhe shpresoj se do të jetë një rezultat pozitiv për ne.

Gazeta NewBorn: Pas ndeshjes me Danimarkën, e cila është në top 10-tshe, sa e shihni të vështirë depërtimin e Kosovës në faza tjera?

Kryeziu: Unë besoj se ekipet të cilat i kemi në grup janë të forta si Anglia. Por besoj se ekipet të cilat janë në grup me ne janë të barabarta. Ndeshjet do të jenë interesante, por ekip favorit është Anglia.

Gazeta NewBorn: Sa i frikësoheni Anglisë nga ballafaqimi dhe a mendoni se Kosova do ta kaloj këtë fazë, për të kaluar në fazën tjetër?

Kryeziu: Anglia është ndër ekipet më të forta. Normalisht që është favorit kur e shohim rezultatin e djeshëm të saj 5 me 0 ndaj Çekisë. Respekti këtu është për ekipin e Anglisë, por fuksimi ynë kryesor tani është ndeshja me Bullgarinë.

Gazeta NewBorn: Cilat janë synimet tuaja për të ardhmën, a keni pasur oferta dhe cili është prenteimi juaj?

Kryeziu: Ofertë konkrete momentalisht nuk kam pasur. Verën e kaluar e kam pasur një ofertë nga Danimao Zagreb, por kam vendosur të qëndroj në ekipin e Zurichut. Për momentin synimet e mia janë të luaj në Zurich dhe të zë një vend në Kosovë.

-Sponzor-