Isak Skenderi nga OJQ “VoRAE” kërkesë me shkrim për kryeministrin Avdullah Hoti!

0

Z. Avdullah Hoti,
Kryemnistër
Qeveria e Kosovës
I nderuari z. Hoti,
Me datën 5 korrik 2019, Qeveria e Kosovës, e përfaqësuar nga Kryeministri i atëhershëm, Z. Ramush Haradinaj, ri-përsëriti edhe njëherë angazhimin e Qeverisë së Kosovës për Integrimin e Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve në shoqërinë tonë dhe u zotua që do të përshpejtojë përpjekjet tona në procesin e hyrjes në Bashkimin Evropian dhe bashkëpunimin rajonal duke nënshkruar Deklaratën Poznanit të Partnerëve të Ballkanit Perëndimorë për Integrimin e Romëve brenda procesit të zgjerimit të BE=së.

Qeveria e Kosovës në këtë mënyrë u angazhua për të vazhduar dhe forcuar përpjekjet për barazi dhe integrim të plotë të Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve përmes implementimit të “Konkluzionet e Përbashkëta të Seminarëve Rom”.

Sponzor

Në këtë drejtim, Qeveria e Kosovës u zotua, ndër të tjera, të rrisë nivelin e punësimit të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve në sektorin publik në mënyrë proporcionale të numrit të këtyre komuniteteve në popullatën e përgjithshme. Për më tepër, Qeveria u zotua gjithashtu që të forcojë strukturat qeveritare kundër diskriminimit dhe të krijojë një nën-ndarje specifike për mosdiskriminimin e romëve, ashkalive dhe egjiptianëve brenda organeve zyrtare të mos diskriminimit për të procesuar ankesat nga Romët, Ashkali dhe Egjiptianet, t’ju ofrojnë mbështetje ligjore për viktimat e dyshuara dhe të identifikojnë skemat e diskriminimit, përfshirë diskriminimin institucional dhe të fshehur.

Në këtë ngjarje dhe përveç sa u tha më sipër, Qeveria e Kosovës bëri një zotim për tu angazhuar për arritjen e objektivave specifike në fushat e strehimit, arsimit, shëndetësisë dhe regjistrimit civil. Ai është zotuar që të përdorë të dhënat e disponueshme për të formuar politika të bazuara në prova për integrimin e Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve dhe të angazhohet për krijimin e një mekanizmi të duhur për monitorimin dhe raportimin; Të sigurohet që të forcojë dhe mbështes Pikat Kombëtare të Kontaktit të Romëve; U pajtuan për të zhvilluar, miratuar dhe zbatuar standarde rajonale për publikimin e buxhetimit në lidhje me integrimin Rom, Ashkali dhe Egjiptian; Përkushtohet të krijojë kanale zyrtare dhe mekanizëm për përfshirjen e përbashkët të Qeverisë dhe komuniteteve të përmendura.

I nderuar zoti Hoti, ndërsa shpreh mirënjohjen time të plotë me ju për sfidat me të cilat jeni duke u përballur dhe po kaloni aktualisht ndër të tjera, paqëndrueshmërinë politike në vend për shkak të ndërrimeve të shpeshta në Qeveri gjatë këtij viti si dhe përhapja e Pandemisë COVID 19, dëshiroj të shfrytëzoj këtë mundësi dhe të tërheq vëmendjen tuaj për gjendjen e tmerrshme të komuniteteve të përmendura, e cila është përkeqësuar edhe më shumë në muajt e fundit.

Tashmë ka kaluar një vit nga nënshkrimi dhe adaptimi i Deklaratës së Poznan-it për Përfshirjen e Romëve në Poznan, Poloni, ndërsa publiku i gjerë në Kosovë ende nuk ka ndonjë informatë mbi asnjë proces në lidhje me këtë, e as ne të cilët jemi duke punuar në këtë fushë nuk mund të shohim ndonjë ndryshim të dukshëm në jetën e Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve që lidhet me objektivat dhe angazhimet e nënshkruara në Deklaratë. Prandaj, do ta vlerësoja shumë nëse do të na informonit për masat që Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë dhe do të ndërmarrë tani e tutje.

I nderuari Z. Hoti, ne ju bëjmë thirrje që të ndërmerrni veprime të menjëhershme për zbatimin e masave pasi është me rëndësi parësore jo vetëm për proceset e Integrimit Evropian të Kosovës, por edhe për jetën dhe mirëqenien e individëve dhe familjeve rome, ashkali dhe egjiptiane.

Organizata jonë vazhdon të investojë për ta bërë Kosovën një shtëpi më të mirë për të gjithë, dhe për këtë arsye vazhdimisht ka mbështetur familjet e cenueshme Rom, Ashkali dhe Egjiptian në sfera të ndryshme të jetës publike, duke përfshirë, por pa u kufizuar në, fushat e arsimit, punësimit dhe strehimit. Duke marrë parasysh misionin dhe ekspertizën tonë, ne do të jemi të lumtur të ndajmë me ju çdo informacion shtesë dhe ekspertizën tonë në identifikimin dhe hartimin e modaliteteve më të mira për integrimin e Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve. Për informata apo pyetje shtesë ju lutemi mos hezitoni të më kontaktoni.
Ju faleminderit parapakisht për përkrahjen dhe bashkëpunimi tuaj!

Sinqerisht,

Isak Skenderi
Drejtor Ekzekutiv
Voice Of Roma, Ashkali and Egyptians – VoRAE

-Sponzor-