Ish-ambasadori Holandez ironizon keq me kryeministren e Serbisë: Në cilin shekull po jeton ti?!

0

Robert Bosch e ka bërë për ‘pesë pare’ kryeministren e Serbisë, Ana Brnabic.

Ish-ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Robert Bosch i ka reaguar kryeministres së Serbisë, Ana Brnabic për deklaratat se serbët e Kosovës nuk po mund të informohen pas vendosjes së tarifës prej 100 për qind nga Qeveria, për shkak se gazetat nuk po munden të hyjnë nga Serbia për në Kosovë.

Sponzor

Përmes një shkrimi në Facebook, Bosch është deklaruar se ky qëndrim i Brnabic është qesharak.

“Fillimisht, në çfarë shekulli është duke jetuar zonja, shumica e njerëzve marrin lajmet përmes mediave sociale si përmes radio, televizionit e portaleve”, ka shkruar ai

Tutje, ish ambasadori është shprehur se taksa prej 100 për qind për të gjitha produktet serbe e boshnjake është përgjigje ndaj politikës agresive serbe.

“Pastaj tarifa është një përgjigje ndaj politikës agresive anti-kosovare që qeveria e saj parashtron dhe së fundi mund të paguhet tarifa nëse duan që të informohen.

Në fund, Bosch ka shkruar se shpreson që OSBE të mos e merr seriozisht këtë lidere që nuk punon as për të i dhënë të drejta mediave në shtetin e vet.

-Sponzor-