Ish-punonjësi i UEFA-s nxjerr sekretin: Ata duan që Championsin ta fitojë…

0

Presidenti i ligës së Ukrainës, Thomas Grimm, i cili më parë ka qenë i punësuar edhe në departamentin ligjor të UEFA-s, ka folur për finalen e Champions Leagues e cila do të zhvillohet më 26 maj në Kiev.

Duke i njohur mjaft mirë strukturat e organizatës më të madhe të futbollit, ai është shprehur se UEFA do të preferonte që këtë sezon Championsi do të dëshironte që ta fitonte Liverpool dhe jo Real Madrid.

Sponzor

“UEFA do të preferonte një fitues të ri pasi madrilenët do të vrisnin konkurrencën nëse i njëjti skuadër fitoi tri vite me radhë. Real Madrid posedon disa lojtarë të shkëlqyeshëm, por nga pikëpamja konkurruese është më mirë që ta fitoj Liverpooli trofeun,” deklaroi Grimm, i cili gjithashtu ka qenë i përfshirë në FIFA dhe ka punuar për Federatën Ukrainase të Futbollit.

-Sponzor-