Ish-zv.kryeministri i Kurtit, Haki Abazi po akuzohet për uzurpim milionësh të pronës

0

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Haki Abazi, dyshohet se është përfshirë në një skandal që kapë vlerën e rreth një milion eurove.

Në seancën e sotme të mbajtur kundër Jeta Xharrës dhe Dajana Berishës për padinë që i lidhë rreth një kontesti me Fondacionin “Shtëpia e Shoqërisë Civile SHC”, mori pjesë edhe Haki Abazi. Ai është përmendur në dosjen e padisë si drejtues i Fondacionit Rockerfeller Brothers Fund për Ballkanin Perëndimor, shkruan Insajderi.

Sponzor

Por kjo nuk është e parë që ish-zëvendëskryeministri i Qeverisë Kurti punoi kundërligjshëm. Ai njihet edhe për aferën e financimit të kundërligjshëm nga Partisë FER(Fryma e Re). Organizata “Çohu” vite më parë kishte dorëzuar kallëzimin penal ku thuhej se me urdhër të Abazit, FER-it i janë dhënë fonde nga OJQ FIQ.

Jeta Xharra dhe Dajana Berisha përfundojnë në Gjykatë: Uzurpuan pronë 1 milionëshe me ndihmën e Haki Abazit!

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës sot është mbajtur seanca gjyqësore kundër Jeta Xharrës dhe Dajana Berishës pas padisë që është ushtruar ndaj tyre nga Astrit Istrefi, Burim Ejupi e Visar Azemi lidhur me një kontest që ndërlidhet Fondacionin “Shtëpia e Shoqërisë Civile SHC”, OJQ që e kishin bashkëthemeluar.

Megjithatë në seancën e mbajtur nuk është marrë ndonjë vendim lidhur me kërkesën e paditësve për caktimin e masës së përkohshme. Një gjë të tillë për Express e ka konfirmuar avokati mbrojtës, Kushtrim Palushi.

Ai ka thënë se gjykata ka kërkuar nga dy palët argumente shtesë, ndërkohë thotë se të paditurit kanë insistuar së kanë vepruar në përputhje me ligjin kur kanë larguar nga bordi i Fondacionit, Istrefin, Ejupin e Azemin, dhe kur i kanë zëvendësuar me Faik Ispahiun, Luan Dalipin e Fatos Lajçin.

Astrit Istrefi, Burim Ejupi, Visar Azemi, Jeta Xharra e Dajana Berisha në vitin 2017 ishin bërë bashkë për të themeluar Fondacionin “Shtëpia e Shoqërisë Civile SHC”. Të 5-it ishin caktuar anëtar të Bordit, derisa ishin ndihmuar edhe nga Haki Abazi (zyrtar i lartë në Vetëvendosje dhe zëvëndëkryesministër në qeverinë e Kurtit) i cili kishte arritur të thithte një donacion prej 1 milionë eurosh nga Rockfeller Brothers Fund me seli në Neë York. Për gjithçka që ka ndodhur më pas, verdiktin final pritet që ta japë gjykata, pasi që Istrefi, Ejupi dhe Azemi kanë ngritur padi ndaj Jeta Xharrës dhe Dajana Berishës, pasi siç pretendojnë ata, Xharra dhe Berisha kundërligjshëm kanë mbajtur takim ku i kanë shkarkuar ata nga bordi dhe i kanë zëvendësuar me Faik Ispahiun, Fatos Lajçin dhe Luan Dalipin(shef i stafit të Kurtit sa ishte kryeministër). Paditësit kanë dorëzuar padi edhe ndaj Ministrisë së Administratës Publike, meqenëse Departamenti për OJQ ka rifreskuar të dhënat e Fondacionit me ndryshimet e bëra nga takimi mes Jeta Xharrës, Dajana Berishës dhe Haki Abazit.

Të tre, frikësohen se Xharra bashkë me Dajana Berishën mund të bëjnë ndonjë tjetërsim të pronës së Fondacionit “Shtëpia e Shoqërisë Civile”, teka organizatat që ato udhëheqin, prandaj kanë kërkuar nga Gjykata që të hedhin poshtë vendimet e datës 5 gusht 2019, dhe të kufizojnë aktivietet e anëtarëve të Fondacionit duke mos lejuar ndonjë lëvizje që mund të rezultojë me tjetërsimin e pronës apo shpërbërjen e Fondacionit.

Astrit Istrefi, Burim Ejupi dhe Visar Azemi, kanë ngritur padi kundër Jeta Xharrës ,Dajana Berishës dhe Ministrisë së Administratës Publike përkatësisht Departamentit për Organizata Joqeveritare, për disa probleme që iu kanë dalur pasi bashkërisht ishin pajtuar për themelimin e “Fondacionit Shtëpia e Shoqërisë Civile-SHC”.

Siç thuhet në padinë e Istrefit, Ejupit dhe Azemit, pas themelimit të Organizatës më 29 maj të vitit 2017, kishin dorëzuar në mënyrë të shkruar edhe Aktin e Themelimit ku kishin përcaktuar: themeluesit e fondacionit, bordin e drejtorëve, dhe përfaqësuesin e autorizuar të fondacionit.

Themeluesit e këtij Fondacioni në padi thuhet se janë, Astrit Istrefi, Burim Ejupi, Visar Azemi, Jeta Xharra dhe Dajana Berisha ( Përfaqësuese e Autorizuar e Fondacionit e zgjedhur nga Bordi i Drejtorëve).

Istrefi, Ejupi dhe Azemi, siç tregojnë detajet e rastit në padinë e tyre, në mes të datave 11 deri më 20 gusht të vitit 2019, në cilësinë e anëtarëve të bordit kishin dërguar shkresa zyrtare tek anëtarët e tjerë të bordit për të mbajtur mbledhjen e rregullt të Bordit të Fondacionit, megjithatë thonë se nga Jeta Xharra dhe Dajana Berisha nuk kanë marrë kurrfarë përgjigje.

Ata thonë se Dajana Berisha në cilësinë e Përfaqësueses së Autorizuar të Fondacionit më datë 5 gusht të vitit 2019 kishte thirrur në një takim të rregullt vetëm Jeta Xharrën që ishte drejtuar nga Haki Abazin meqë ky i fundit kishte ndihmuar në blerjen e objektit prej 1 milionë eurove që do të shërbente për aktivitetet e fondacionit.

Në mbledhjen e datës 5 gusht, siç thuhet në Padi, Dajana Berisha ka emëruar tre anëtarë të ri të Fondacionit, duke i zëvendësuar Istrefin, Ejupin dhe Azemin, me Faik Ispahiun, Fatos Lajçin dhe Luan Dalipin.

Sipas paditësve, Dajana Berisha ka vepruar në kundërshtim me Statutin e Fondacionit dhe ka zgjedhur në mënyrë të kundërligjshme anëtarët e rinjë të bordit të drejtorëve të Fondacionit.

Istrefi, Ejupi dhe Azemi në padinë e tyre thonë se takimi i 5 gushtit është i kundërligjshëm meqë s’ka pasur kuorum për të mbajtur mbledhjen, meqë aty kanë munguar 3 anëtarët e bordit dhe kanë marrë pjesë vetëm Jeta Xharra dhe Dajana Berisha.

Të tre kanë ngritur padi kundër Ministrisë së Administratës Publike përkatësisht Departamentit për Organizata Joqeveritare, pasi thonë se këta të fundit kanë legjitimuar ndryshimet e bëra në organogramin e Fondacionit me datë 5 gusht.

Duke parë një gjë të tillë, më pas më 30 gusht Istrefi, Ejupi dhe Azemi kanë mbajtur një mbledhje të Bordit të Fondacionit, ku kishin vendosur që të shkarkonin Dajana Berishën nga pozita e Përfaqësueses së Autorizuar të Fondacionit duke e zëvendësuar atë me Learta Hollajn.

Për këto ndryshime thonë se më pas në mënyrë zyrtare kanë njoftuar të gjithë anëtarët e Bordit të Fondacionit, megjithatë thonë se s’kanë marrë kurrfarë përgjigje nga Jeta Xharra.

Më pas ata thonë se i janë drejtuar edhe Ministrisë së Administratës Publike-Departamentit të Organizatave Joqeveritare, ku i kanë kërkuar që të ri përditësojnë ndryshimet e bëra nga mbledhja e 30 gushtit.

Por thonë se nga Ministria e Administratës Publike-Departamenti i OJQ-ve, ishin njoftuar për herë të parë zyrtarisht për ndryshimet e bëra më 5 gusht si rezultat i mbledhjes së mbajtur vetëm nga Dajana Berisha dhe Jeta Xharra e që ishte drejtuar nga Haki Abazi , derisa tregojnë se u është refuzuar kërkesa e tyre për të përditësuar në dokumentacionet e OJQ-së, shkarkimin e Dajana Berishës dhe zëvendësimin e saj me Learta Hollajn.

Pas gjithë kësaj tollovie, siç thonë në padinë e tyre, Ministria e Administratës Publike përkatësisht departamenti për OJQ ka udhëzuar palët që për çdo mosmarrëveshje t’iu drejtohen organeve gjyqësore.

Istrefi, Ejupi dhe Azemi në padinë e tyre kërkojnë nga Gjykata që të shfuqizojnë vendimin e Ministrisë së Administratës Publike- Departamentit të OJQ-së, pasi thonë se më një vendim të tillë të treve si anëtarë të bordit të Fondacionit u mohohet edhe shfrytëzimi i objektit i cili ishte blerë në vlerë prej 1 milion eurove.

Tre paditësit në padinë e tyre thonë që ekziston edhe rreziku real që Jeta Xharra dhe Dajana Berisha mund të marrin ndonjë vendim për ndryshimin e pronësisë së objektit që kushton 1 milion euro. Paditësit thonë se Jeta Xharra dhe Dajana Berisha mund ta bartin pronësinë e objektit të fondacionit tek organizatat e tyre që drejtojnë ( Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese BIRN- Jeta Xharra dhe Forumi për Iniciativa Qytetare- Dajana Berisha).

Paditësit në padinë e tyre kanë kërkuar që të hudhen poshtë vendimet e takimit të Jeta Xharrës, Dajana Berishës dhe Haki Abazit. Gjithashtu kanë kërkuar që të caktohet një masë e përkohshme e cila kufizon veprimtarinë e Përfaqësueses së Autorizuar dhe Bordit të Drejtorëve të Fondacionit.

Kërkohet që të mos lejohen lidhje të kontratave në emër të Fondacionit për tjetërsimin e pronës, të mos lejohen edhe emërime të anëtarëve të bordeve dhe të mos lejohet ndonjë nismë për shpërbërjen e Fondacionit

-Sponzor-