Ismet Beqiri reagon ashpër pas fyerjeve të Haradinajt ndaj Delawies

0

Deputeti i LDK-së, Ismet Beqiri, ka reaguar ashpër pas fyerjeve që nënkryetari i OVL-së, Nasim Haradinaj, ia ka bërë ambasadorit amerikan, Greg Delawie, duke e quajtur ‘palaço’.

Sipas Beqirit, çdo fyerje ndaj Delawies është fyerje edhe për shtetin amerikan.

Sponzor

“Kjo është e papranueshme për LDK-në dhe anëtarësinë tonë,ne distancohemi fuqishëm” deklaron Beqiri./Periskopi/

Shkrimi i plotë:

Të dashur miq,
Deklaratat e kohëve të fundit,si ajo për gjoja perkrahjen e disa Deputetëve( të LDK-së për shfuqizimin e Gjykatës Speciale) është vazhdim i shpifjeve dhe të pavërtetave.
E kulmi i turpit është fyerja e sotme që i bëhet Ambasadorit Amerikan Delawie.
Fyerja ndaj tij është fyerje ndaj Shtetit dhe qytetarëve Amerikan.
Kjo është e papranueshme për LDK-në dhe anëtarësinë tonë,ne distancohemi fuqishëm.
Kjo është e turpshme,e papranueshme për Kosovën dhe qytetarët e Kosovës.
Miqësia me popullin dhe shtetin Amerikan do të jetë e përhershme,i pëlqeu apo jo individëve të papërgjegjshëm.

Ismet Beqiri

-Sponzor-