Ja ku u punësua Baton Haxhiu pasi la Klan Kosovën

0

Ish-drejtori i Klan Kosovës, Baton Haxhiu, e ka lënë sot mes lotësh televizionin të cilin vet e kishte themeluar në shkurt të 2009-ës.

Pas plot 11 vjetësh si drejtues, ai sot tha se po e lë këtë institucion në pikun e tij.

Sponzor

Ndonëse nuk e bëri të ditur as sot, por as në letrën e publikuar mbrëmë – se ku do ta vazhdojë karrierën e tij, duket se ai sërish do të jetë afër medias.

Ai para se ta lërë Klan Kosovën është marrë me themelimin e një mediumi tjetër, dhe atë në Shqipëri, shkruan Insajderi.

Albanian Post është mediumi që më 10 janar 2020 është themeluar nga Baton Haxhiu.

Në faqen e regjistrimit të bizneseve në Shqipëri, shkruan se Albanian Post është “shoqëri me përgjegjësi të kufizuar” dhe do të ushtrojë “aktivitet në fushën e mediave elektronike, vizive, online, website dhe të shkruara, botime të ndryshme, prodhime dhe publikime reklamash, tregtim paisjesh për nevoja të mediave elektronike”.

Kjo media që do të zotërohet nga Haxhiu ka një kapital të deklaruar fillestar prej 100 lekësh.

-Sponzor-