Ja kur është afati kur Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë marrëveshje përfundimtare

0

Kosova dhe Serbia pritet të arrijnë marrëveshje përfundimtare para përfundimit të mandatit të përfaqësues së lartë të BE-së, Federica Mogherini.

Bashkimi Evropian si ndërmjetësues i dialogut Kosovë-Serbi do të bëjë përpjekje që palët të arrijnë deri tek një marrëveshje para përfundimit të mandatit të përfaqësues së lartë të BE-së, Federica Mogherini.
Kështu është thënë nga burimet në Bruksel të Agjencisë serbe të lajmeve “Tanjug”, të cilat po ashtu kanë shtuar se marrëveshja në fjalë nuk varet vetëm nga Bashkimi Evropian, transmeton lajmi.net.

“Ne do të bëjmë gjithçka çka është e mundur që të arrijmë një marrëeveshje brenda vitit, por ne nuk jemi të vetmit nga e cila varet kjo marrëveshje”, kanë thënë këto burime.

Megjithatë, sipas të njëjtave burime, BE-ja nuk ka ndonjë datë të saktë se kur pritet që të arrihet një marrëveshje e tillë.

Burimet në Bruksel janë pyetur edhe nëse BE-ja do të bëjë presion që Prishtina të tërheq vendimin për taksën shtesë ndaj importit të mallrave nga Serbia, dhe nga të njëjtat është thënë se Bashkimi Evropian ka qenë shumë i qartë në reagimin e vet, ku ka kërkuar heqjen e këtyre masave.

Theksojmë se masa e importit të mallrave serbe e vënë nga Qeveria e Kosovës ka nxitur palën serbe të reagojë, madje duke paralajmëruar edhe ndërprerjen e dialogut në Bruksel.

-Sponzor-