Ja kush arriti ta gjejë sot trupin e pajetë të Armend Trenes

0

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, ka folur pas gjetjes së trupit të pajetë të policit Armend Trena, i cili ishte aksidentuar të shtunën e 28 prillit.

Suma, ka thënë se ka qenë një punë e vështirë deri te gjetja e trupit, sidomos pas reshjeve të shiut dhe breshërit.

Sponzor

Por, në një prononcim për Klan Kosovën, ai tha se FSK-ja, Policia dhe ekipet tjera për emergjenca nuk janë dorëzuar deri në gjetjen e trupit të policit të ndjerë Trena.

Ai tha se ekipet e FSK-së dhe Policisë kanë rrezikuar edhe jetët e tyre për ta gjetur trupin e policit të zhdukur 9 ditë më parë.

“Ka qenë një punë jo e lehtë. Sidomos ditëve të fundit, nga reshjet e shiut dhe breshëri që ka ra, është ngritë niveli i ujit. Megjithatë, FSK-ja, Policia, ekipet e emergjencave, kanë bërë të pamundur, duke rrezikuar edhe jetët e tyre për të gjetur trupin e pajetë të policit Armend Trena”, ka thënë ai.

Suma tha se në vendngjarje së shpejti do të shkojë edhe Mjekësia Ligjore.

“Mjekësia Ligjore do të vijë së shpejti për ta konfirmuar zyrtarisht këtë informatë”, tha ai

-Sponzor-