Ja më kë u takua Vjosa Osmani sot

0

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani pas takimit që pati me rininë e Lidhejss Demokratike të Kosovës, ka thënë se të rinjtë e të rejat e shtetit e kanë pasur përherë peshën e ndryshimit politik në vend, raporton Express.

Përmes një shkrimi të publikuar në Facebook, Osmani ka thënë se shteti i kapuar, s’ka arritur që t’i bartë me vete rininë, derisa, i ka lënë pas ata.

“Të rinjtë e të rejat e Kosovës kanë bartur përherë peshën e ndryshimit politik në vend; kanë bartur peshën e vet shtetit. E shteti i kapur s’ka arritur t’i bartë me vete ata; i ka lënë pas.

Sukseset e të rinjëve në inovacion, në sport, në kulturë, art, muzikë e shkencë kanë qenë përherë një standard më lart se politika. Sot ato janë motivim i angazhimit tonë si ekip. Prandaj, është koha që politikën ta sjellim në atë standard. Këtë herë shteti u kthehet të rinjëve!”, ka shkruar Osmani.

Kandidatja për deputete, Vjosa Osmani ka thënë se në takimin që patën me Forumin e Rinisë në LDK-në, kanë takuar bazën më të shëndoshë të aktivizimit politik.

-Sponzor-