Ja reagimi i Kryeministrit Haradinaj për sulmet e aleatëve në Siri

0

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova i qëndron në krah intervenimit të aleatëve për ta ndalur regjimin e Assadit në Siri.
“Kosova i qëndron në krah intervenimit të aleatëve euroatlantik për ta ndalur regjimin e Asadit në Siri”, ka shkruar Haradinaj pas sulmeve ajrore që u kryen nga koalicioni SHBA-Britania e Madhe-Franca në Siri.

“Sulmet me armë kimike ndaj civilëve të pafajshëm janë të pafalshme dhe përpjekja e vendeve demokratike për të vendosur paqe në këtë vend është veprim tejet i nevojshëm”, ka shkruar Haradinaj. /Gazeta NewBorn/

-Sponzor-