Ja si e vlerësonte Presidenti Rugova Ramush Haradinajn (Video)

0

Në kohën kur Ramush Haradinaj kishte dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit pas thirrjes që i kishte ardhur nga Gjykata e Hagës, Presidenti i atëhershëm Ibrahim Rugova e kishte vlerësuar lart atë. Rugova atë kohe pati vlerësuar Haradinajn si figure të shquar në luftën për liri dhe pavarësi.

Rugova gjithashtu kishte çmuar gjestin e Haradinajt për të bashkëpunuar me drejtësinë.

Sponzor

“E çmojmë shumë gjestin e kryeministrit Haradinaj që të bashkëpunojë me Tribunalin e Hagës dhe them lirisht si gjithmonë, si të gjitha gjestet e Haradinajt, ky është një gjest i madh patriotik dhe të gjithë e dimë se zoti Haradinaj është një figurë e shquar dhe ishte një figurë e shquar në luftën për liri dhe pavarësi dhe tani edhe në skenën politike në Kosovë”, kishte deklaruar Rugova.

-Sponzor-