Jasharaj: Haradinaj ka marrë një mesazh të mirë nga protesta e sotme

0

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar, Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, ka thënë se kanë përkrahur protestën e sotme të organizuar nga BSPK.

Ai ka treguar se nuk kanë dalë në këtë protestë duke iu përmbajtur një qëndrimi të kryesisë rreth kësaj çështjeje, njofton Klan Kosova.

Sponzor

“Qëllimi ynë që është t’u ikim protestave, si mënyrë e kemi gjet që të mbahen greva”, ka thënë Jasharaj.

“Kryeministri Haradinaj dhe të tjerët e kanë marrë një mesazh të mirë nga protesta e sotme”.

Ai ka thënë se modalja e tyre në protestën e sotme nuk nënkupton se ‘Qeveria i ka bërë për vete ata’.

-Sponzor-