Jeni shumë inteligjentë nëse i keni këto shprehi

0

Personat inteligjentë priren që të jenë shumë të çrregullt, të bien të flenë vonë dhe të shajnë më shumë. Është kjo ajo që është zbuluar në tre studime të ndryshme, bazuar në sjelljet e personave me nivel inteligjence mbi mesataren.

Studimi i parë ka zbuluar se personat inteligjent, përgjithësisht janë më të çrregullt.

Sponzor

Studiuesit amerikanë të Universitetit të Minnesota, në vitin 2013, kishin konstatuar një lidhje mes mendjeve gjeniale dhe një tavoline pune të çrregullt. Studimi i publikuar në PsychologicalScience.com, bazohet në dy përfundime thelbësore: mos rregullimi i tavolinës mund të jetë i lidhur me dembelizmin por edhe me mungesën e kohës dhe se çrregullsia stimulon krijimtarinë.

Një tjetër zbulim ka të bëjë me oraret, personat më inteligjentë, përgjithësisht bien të flenë vonë dhe nuk zgjohen herët. Ky fakt mbështet nga një studim i psikologut japonez Satoshi Kanazaëa, i botuar në revistën shkencore “Psychology Today”.

Mes personave me nivel të lartë inteligjence të cilët nuk e kanë fshehur se rrinë natën zgjuar deri vonë, janë Charles Darwin, Winston Churchill, Elvis Presley, Keith Richards dhe Barack Obama, shkruan noa.al.

Edhe më i çuditshëm duket të jetë përfundimi i një studimi të dy studiuesve amerikan i publikuar në “Science Direct”, ku rezultoi se personat më inteligjentë, janë dhe ata që priren të shajnë më shumë me fjalë të pista.

-Sponzor-