Jetojmë në një vend ku…

0

Diku në një vend të botës ekziston një shtet, i cili që 18 vite udhëheqet nga njerëzit e të bëmave të luftës, njerëz të pashkolluar që manipulojnë me popullin e shkret të këtij vendi.

Në këtë manipulim pëfshihen qytetet dhe fshatara që e përbëjnë këtë vend, duke ndrydhur e shtypur këtë popull me premtime të hapjes së vendeve të reja të punës dhe duke mos ia realizuar asnjë të tillë, përjashtuar këtu rrethin e ngushtë të familjeve të tyre. Ky vend është Kosova.

Sponzor

Në një vend ku nuk respektohet ligji, në një vend ku Kanuni i Lekë Dukagjinit ende ka fuqi, përkundër Kushtetutës së vendit. Në këtë vend ku problemet janë nga me të ndrysmet duke filluar që nga kushtet e rënda ekonomike, sociale. papunësia, krimi, korrupsioni.

Jetojmë në një vend ku nëse aplikon për një vend pune, duhesh të bësh dhjetra intervenime për ta siguruar atë, pa i marr parasysh kualifikimet, ose të kërkohet përvoje pune, përvoj kjo e cila është e pamundur të realizohet, ngase nuk ka hapësirë për njerëzit që nuk i takojnë ‘familjeve mbretërore’ të këtyre politikanëve.

Ky është vend ku fabrikat që kan ekzistuar paralufte nuk punojnë më, kompanitë publike ose korporatat publike janë privatizuar për pak pare, sa mos me thënë fare duke iu dhënë ‘dostave’ të shteteve të këtyre politikanëve.

Vend të cilin shpresa e rinisë është në kulmin e krizës dhe ku jepen mijëra para për ta siguruar një vizë për ta braktisur këtë vend, ose bëhet rrezikimi i daljes në të zezën nga ky izolim.

Ky është vend ku një familje skamnore merr vetëm 100 euro, pamarr parasysh sa anëtarë të familjes janë, ku familjet e dëshmorëve nuk marrin respektin e merituar, ku studentët nuk kanë siguri për një vend të punës pasi ta përfundojnë fakultetin, ku të dhunuarat padashje të luftës konsiderohen ‘kurva’, e ku femra nuk e merr respektin dhe përkrahjen e duhur.

Një vend i cili është i mbi populluar me të diplomuar, e i varfër me njerëz të paaftë për atë vend pune (pa përgjithësuar).

Jetojmë në një vend ku pacienti refuzohet të bëhet operacion nga mjeku i këtij shteti. Është ky vendi ynë Kosova i cili vend këtë vit feston 10 vjetorin e Pavarësisë.

Jetojmë në një shtet ku një teke e politikanit izolon komplet një vend, e ku një ‘gangster’ bëhet minister. Ku një person i cili di të ‘shan bukur’ në nënë zgjedhet deputet i vendit.

Vend ku i forti udhëheq, e mençuri duhet të ia bëj ‘amin’ vendimin e tij edhe nëse nuk është i drejtë.

Po, po ne po jetojmë në këtë vend, në këtë vend të izoluar, në këtë vend që e udhëheqin të paditurit dhe ‘të fortit’, jetojmë në këtë vend ku edhe shpresa i është marr të rinjëve, dhe në një vend ku ofendohen edhe ata që na e bën shtetin.

Shkruan Arbnor BUZHALA, kryeredaktor i Gazeta NewBorn

-Sponzor-