GJYKATA SPECIALE DHE VRASJET POLITIKE NË KOSOVË

0

Jam lodhur duke mos shikuar me larg se deri te hunda vetem e vetem per te qene me shumicen…

Vrasjet politike ne Kosove kane qene teper te dhimbshme dhe te panevojshme dhe autoret e krimit meritojne denimin e maksimal kushdo qofshin ata.Edhe me te dhimbshme behen keto vrasje kur tashme shifet qarte se jane rehatuar mire ne harrese dhe nga ajo rehati dalin vetem neper fushata elektorale per te mbledhur vota.Poaq i dhimbshem eshte fakti se keto vrasje nuk do te zbulohen ndoshta asnjehere per faktin se asnjerit nga lideret nuk i konvenon nje gje e tille.Nuk i konvenon askujt ne pozita sepse prishen te gjitha matematikat e tyre fitimprurese te nderlidhura ngusht ne rrjetin politikomafioz.Nuk ka asnje shprese sepse te gjithe ishin ne krye te vendit dhe asnjeri nuk beri asnje hap drejt zbulimit te ketyre vrasjeve .As LDK bile me zoteri akademikun qe kurre nga goja nuk I hoqi keto vrasje gjate fushatave.As VV nuk e permendi asnjeher sa qe ne pushtet Astrit deharin dhe asnje tjeter askend .Nuk jam marre kurre me konspiracione por kjo heshtje me ben te mendoj se vrasjet pervec qe kane ndodhur nga oponentet politik te partive kundershtare mund te kene ndodhur edhe brenda partive dhe keto mund te jene arsyet e heshtjes se perjetshme ,te pakten per brezin tone.
Gjykatat ne Kosove duhet te guxojne te meren me kete fenomen trondites dhe te bejne punen e tyre.
Koha ka deshmuar se primitivizmi urrejtja percarja na ka kushtuar me shume se shume andaj tash eshte momenti te mendojme si shoqeri ne te miren e vendit.Ta kuptojme njehere e mire se Gjykata Speciale nuk eshte ne te miren e vendit tone.Ajo eshte e njeanshme,ajo eshte e krijuar mbi idete e proserbes se tmershme Karla del Ponte,mbi urrejtjen patologjike ndaj shqiptarve te Dik Martit eshte e krijuar mbi shpifje dhe mundje.Mundje them se kane mundur ta bejne nje gje te tille sepse Evropa eshte ne mbeshtetje te tyre.Kjo gjykate provon ta barazon viktimen me kriminelin e per me keq kriminelin e perkedhel.Si eshte e mundur te mendohet se ne Kosove jane kriminelet dhe te kete mbi dyqind emra te listuar e ne Serbi na qenkan paqesoret derisa ne krye te shtetit jane krimenelet e kohes sone.Vucici qe dikur publikisht bente thirrje per vrasejen e njeqind te tjereve per nje serb.Ai tani shihet si paqesor nga Evropa e pafytyre.Eshte kjo Evropa qe po na ngulfate cdo dite edhe tash edhe sot na bllokon me moshapje te fluturimeve me ne shqiptaret.Na ka mashtruar e tradhtuar gjithmone.Na mashtroi cdo here edhe per vizat edhe per cdo gje tjeter.Mos harroni humanizmi ne Evrope nuk eziston e kam fjalen per ate humanizmin e vertete.Vetem nje shmebull me lejoni te ua jap;
Dimrit kur temperaturat shkojne ne minus 20 grad’ celsiues Evropa pranon shfarosjen e Kosoves vetem qe te mos mbetet vet dy dite pa gazin rus,e kame pare kete…
Po qarkullojne fjale se kjo gjykate e zbardh luften e UCK-se.Jo kjo gjykate e asnje gjykate nuk mund ta zbardh luften e UCK-se sepse ajo lufte e ka bardhesine e saje maksimale andaj ska bardhesi tjeter qe mund t’i vihet.Kjo gjykate ka per qellim qe ta nxije ate lufte,ta nxine Kosoven dhe shtetesine e saje ta nxine dhe mundeshit ta rrenon ekzistencen e saje andaj si e tille nuk duhet mbeshtetur fare.Le te shkon ne burg Hashim Thaci e te gjithe Hashimet tjere per te bemat e tyre qofte edhe perjetesisht bile por le te shkojne ne burgjet e Kosoves le te gjykohen me pranine nderkombetare nga gjykatat e Kosove por jo nga gjykatat farse si kjo specialja…
Drejtesia ndekombetare ne raport me Kosoven e ka humbur kuptimin sepse ka qene e pasinqerte me ne dhe krejt e padrejte.Drejtesia nderkombetare per ne eshte padrejtesia me e madhe e mundshme.Del Ponte,Dik Marti,Salustro etj jane mjaft per ta kuptuar kete te vertete.Une nuk jam mjek por mendoj qe di se per tu bere nje transplant i nje veshke nevoiten kushte maksimale dhe profesionist te zot.Jo shtepi ne te cilat mezi jetohet si ato ne bjeshket e Shqiperise sone.Mjaft me me urrejtje ndervllazerore dhe me inferioritet ndaj te huajve.
Kjo gjykate eshte fyerja me e madhe per ne dhe armiku jone i pandreqshem.
Une jam kunder kesaj gjykate dhe kunder cdo akuze qe vjen nga kjo g jykate.Jam kunder mashtrimeve shekullore te Evropes.Rrofte populli shqiptar,rrofte SHBA aleati jone i vetem.

Shpend Gjocaj

-Sponzor-