Kamioni me targa të Serbisë shihet në Pejë, hyri përmes Shqipërisë, kishte destinacion ELKOS-in?

0

Ditë më parë Qeveria e Kosovës, me kërkesë të ministrit të tregtisë Endrit Shalës, mori vendim që ta ngritë taksën ndaj produkteve të Serbisë nga 10% sa ishte në 100%, shkruan Gazeta NewBorn.

Ky vendim i Qeverisë së Kosovës, ngjalli reagime të ashpra në Serbi e nga Bashkimi Evropian, ku kërkuan heqjen e saj menjeherë, por përkundër presionit nga BE-ja, Qeveria e Kosovës nuk u zbraps.

Sponzor

Megjithatë kamionët me mallra serbe po futen në Kosovë, disa në pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë pas pagesës 100% ndaj produkteve që posedon kamioni, e disa të tjerë përmes pikës kufitare Shqipëri-Kosovë.

Gazeta NewBorn, ka siguruar një fotografi ku një kamion me targa të Serbisë është parë në njërën prej rrugëve të qytetit të Pejës.

Burime të Gazetës NewBorn, tregojnë se kamioni ishte futur përmes pikës kufitare Shqipëri-Kosovë, ku produkteve i janë ndërruar banderolat serbe, dhe poashtu destinacion e ka pasur Kompaninë ELKSO me seli në Pejë.

Gazeta NewBorn, ka provukar të kontaktoj me Adriatik Stavilecin nga Dogana e Kosovës,  për të marr informacione rreth hyrjes së këtij kamione, por një kontakt me të ka qenë i pamundur pasi që nuk është lajmëruar në telefon/Gazeta NewBorn/

-Sponzor-