Kandidatja e PDK-së Veseli Gutaj: Kur jemi bashkë nuk ka të pamundura!

0

Ish deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Luljeta Veseli Gutaj do t’i hyjë sërish garës për të fituar një ulëse në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Ajo në një shkrim ka kërkuar votën për vete dhe për PDK-në duke e nisur me një citat të ish kryetarit të Kuvendit dhe të PDK-së, Kadri Veseli, ‘Kur ndalet PDK-ja, ndalet edhe Kosova’. Veselaj Gutaj ka premtuar se Vota pë të aq sa është nder   është edhe përgjegjësi, duke u betuar se do të jem zëri i qytetarëve në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Sponzor

Luljeta gjatë mandatit të legjistlaturës 2017 kishte qenë si njëra ndër deputetet më aktive në Kuvendin e Kosovës. Ajo në këto zgjedhje do të garoj me  numrin 24./Lajme.eu

Më poshtë lexoni shkrimin e Luljeta Veselaj Gutaj:

Kur ndalet PDK, ndalet Kosova prandaj ne s’mund dhe se kemi ndërmend të ndalemi sepse jemi ADN-ja, në veçanti kur në pyetje është sakrifica e lirisë, dilema ndaj pavarësisë dhe shtetndërtimit.

Ja sot ja kurrë më shumë na duhet uniteti për ti tejkaluar dallimet dhe sfidat dhe për ta dëshmuar ndaj të gjithë atyre që janë aset i shtetit tonë.

Të nderuar qytetarë, miq e mikesha, Ju familjarë,
Partia Demokratike e Kosovës është përcaktuar që unë të jemë njëra nga kandidatet e PDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit për tu përfaqësuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Falenderoj PDK-së në përgjithësi për vlerësimin dhe besimin që më kanë dhënë. Mbështetja juaj për mua në këtë mandat më mundëson që të punoj me përgjegjësi dhe ndërgjegje të pastër edhe më shumë në të mirën e vendit tonë.

Ju jam mirënjohëse në çdo rrugëtim të përbashkët.
Ne besojmë te njëri-tjetri dhe të gjithë së bashku besojmë se #Rimëkëmbje me #HoxhajKryeministër do ta bëjë Kosovën vend më të mirë për të gjithë ne, për fëmijët tanë dhe për brezat që do të vijnë.
Kur jemi bashkë nuk ka të pamundura!
Vota juaj për mua aq sa është nder është edhe përgjegjësi, ju betohem se do të jem zëri i juaj në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

#Rimëkëmbje
#LuljetaVeselajGutaj24
Urime e suksese për të gjithë kandidatët, për një fushatë e përfaqësim të denjë e pa dallim për të gjithë qytetarët!

Me respekt,
Luljeta Veselaj-Gutaj

-Sponzor-