Kandidatja për deputete nga PDK-ja kërkon rinumrim të gjitha votave

0

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së Mexhide Mjaku – Topalli, përmes postimi ka kërkuar rinumrimin total të gjitha votave pas skandalit të video pergjimeve te Meliza Haradinajt.

Postimi i saj:

Sponzor

Reagim publik

Te nderuar qytetar!

Legjitimitetin e votimit e jep populli nëpërmjet deklarimit të vullnetit të tij në mënyrë të papenguar.
Kur vullneti i popullit shtrembërohet apo trafikohet nga njerëz të papërgjegjshëm atëherë kemi të bëjmë me një krim të madh.

Tashmë ditë për ditë po dëshmohet se dora e komisionerëve të papërgjegjshëm ka rënë fuqishëm mbi vullnetin e votuesit.
Ky krim po përsëritet vit pas viti, zgjedhje pas zgjedhjeve, e deri sa dora e drejtësisë nuk vepron do ta kemi pa ndal këtë fenomen edhe në zgjedhjet e ardhshme.

Janë dy imstitucione që vullnetit të votuesve ua vënë vulën e legjitimitetit, KQZ, i cili duhet të merr vendim për numërimin total të votave dhe organet e drejtësisë si mekanizëm i identifikimit të keqbërësve.

Është momenti i fundit për të vepruar, përndryshe pasojat do të jenë të shumfishta në të ardhmen dhe kjo:
1. Kandidatët nuk do të bëjnë fushatë me votuesit, por me komisionerët e papërgjegjshëm;
2. Votuesit nuk do të dalin në votim sepse vulleti i tyre trafikohet sipas dëshirës së komisionerëve.
3. Nuk do të kemi llogaridhënje në relacion i zgjedhur – votues, por do të kemi strukturë të ndërlidhur krimi ndërmjet të zgedhurit mitëdhënës dhe komisionerit të korruptuar.

KQZ merr vendim të drejtë për rinumërim!
Prokurori vepro dhe ndale të keqen!

-Sponzor-