Kastro Zizo i shkruan ish bashkëshortes për ta pyetur për vajzën, ja si i përgjigjet ajo! (Foto)

0

Katro Zizo është kantautori, i cili gjithnjë ka spikatur për natyrën e tij kontroverse, por edhe për jetën e tij private me mjaft hyrje-dalje.

Ka lënë pas dy lidhje të rëndësishme, nga të cilat ka një djalë dhe një vajzë dhe shpesh në programe të ndryshme ai ka folur për fëmijët e tij dhe për fakin se sa të rëndësishëm janë për të, pavarësisht se jetojnë me mamatë përkatëse.

Sponzor

Por njëra prej tyre, Erleta Hoti, ka dashur të ndajë diçka private me publikun që e ndjek në rrjete sociale. Siç dihet, Erleta dhe Kastro kanë një vajzë e cila quhet Nia.

Erleta së fundi ka publikuar një fotografi në të cilën ka zbuluar se si e pyet këngëtari për vajzën. Me ironi ajo ka shkruar “Dashuria e babës ndaj vajzës së tij: Me rëndësi pjesëmarrja në pyetje?”.

Në bisedën me Kastron, Erleta i thotë “s’jam postier” kur ai e pyet për të dhe vajzën. Kjo lë të kuptojë që Erleta është e pakënaqur me angazhimin që ka Kastro si baba ndaj vajzës së tyre.

 

-Sponzor-