Kërkohen zgjedhje të reja në Kosovë

0

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca pas dështimit të seancës së opozitës, ka akuzuar pozitën për bojkotim të seancave të Kuvendit dhe ka thënë se shkaku i këtij bojkoti vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

“Kuvendi nuk po funksionin për arsye se pozita po bojkoton seancën e Kuvendit. Vetëm këtu ndodh që pushteti bojkoton seancën e Parlamentit, kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës. Në një Kuvend ku pozita bojkoton seancat ai vend duhet të shkojë në zgjedhje të reja”, ka thënë Konjufca.

“Në momentin që pozita nuk guxon të vijë në seancë, kjo do të thotë se nuk i ka numrat. Sot as Nisma nuk mori pjesë. Mbrëmë ishte një lojë e saj. Kur kryeministri nuk i përgjigjet 50 deputetëve aty mund ta identifikojmë në krizë të thellë politike në Kosovë”, ka thënë veç të tjerash ai.

-Sponzor-