Kështu ia ndali fjalën Xhavit Haliti, Fitore Pacollit të Vetëvendosjes

0

Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit dhe deputet i PDK’së ia ka ndalë fjalën deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacollit.
Ai këtë veprim e bëri pas tha se Pacolli po bënte thirrje për luftë nga Parlamenti kur po fliste për cilësinë e arsimit në vend dhe thërriste për protesta.

“Nuk ka me thirrë për luftë nga parlamenti. Ju e keni djegë Parlamentin e Kosovës, i keni djegë rrugët. Shko në vend sa nuk të ka çua policia”, i ka thënë Haliti Pacollit të VV’së.

Sponzor

Aktualisht në Kuvend është duke u debatuar për vendimin e EQAR që ta përjashtojë Agjencinë Kosovare të Akreditimit nga ky institucion.

-Sponzor-