Kështu mbulohet me para Sinan Vllasaliu kur këndon (FOTO)

0

Sinan Vllasaliu është nga këngëtarët më të suksesshëm të estradës, i cili pëlqehet shumë nga publiku shqiptarë.

Në karrierën e tij të bujshme, me zërin e mrekullueshëm Sinani ka realizuar projekte të shumta që janë bërë hite, shkruan “Kosovarja”.

Ai gjithmonë ndoqi shijen e publikut për të sjellur më të duhurën. Përveç projekteve që ka realizuar në vazhdimësi, mbetet edhe më i kërkuari për ahengjet familjare.

E përveç që paguhet për ahengun e caktuar, ai duket se merr edhe bakshish të majmë.

Në një fotografi të publikuar në Instagram Sinani shfaqet duke kënduar, teksa shihet i rrethuar me para në tokë.

Sinani dallohet për atmosferën që e krijon në mbrëmje muzikore, dasma e ahengje të ndryshme familjare./Kosovarja/

-Sponzor-