Këto janë fjalët e para të Rita Orës pas arritjes në Kosovë

0

 

Përmes një postimi në Instagram, Rita Ora ka diçka për të thënë pas arritjes në Kosovë.

Sponzor

Rita Ora mbrëmë ka arritur në Kosovë, për një mision bamirësie për gratë e dhunuara gjatë luftës, shkruan lajmi.net.

Ajo ka ardhë në Kosovë në kuadër të një misioni bamirësie me Fondin e Kombeve të Bashkuara për Fëmijë  (UNICEF).

Javë më parë, Rita ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me brendin e çantave “Escada”, një pjesë nga çdo shitje e të cilave do të dhurohet për bamirësi në organizatën “Women for Women International”

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Rita do të takohet me viktimat e dhunës seksuale.

Përmes një postimi në Instagram, këngëtarja shqiptare u shpreh e lumtur për bashkëpunimin me “UNICEF”.

“Jam shumë e lumtur që po punoj edhe më afër me UNICEF-in, në ditët e ardhshme shihni më shumë nga puna jetësore që ata bëjnë dhe ndikimin që ka tek fëmijët. Shikoni këtë hapësirë!”, ka shkruar Rita. /Lajmi.net/

-Sponzor-