KFOR-i thotë se Thaçi mund të lëvizë kudo nëpër Kosovë, s’i duhet leje as për Veri

0

Zëdhënësi kryesor i KFOR-it, Vincenzo Grasso, deklaroi se gjatë vizitës së paradokohshme të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit në veri të Kosovës, nuk ka ndodhur asnjë incident, arrestim ose operacion ushtarak dhe se Thaçi ka të drejtë të lëvizë kudo nëpër Kosovë, pa kurrfarë lejeje, transmeton Koha.net raportimin e Demostat.sr.

“Ne konfirmojmë se nuk ka pasur kurrfarë incidenti, asnjë arrestim, çfarëdo operacioni ushtarak, dhe kurrfarë sulmi ndaj kujtdo qoftë…. Thaçi ka vizituar këtë territor dhe gjatë vizitës e ka shoqëruar ekipi i Policisë së Kosovës për mbrojtjen e personaliteteve të rëndësishme”, i ka thënë Grasso portalit Demostat, duke komentuar vizitën e paradokohshme të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit në Gazivodë dhe për tensionet që shkaktoi ajo vizitë, përcjell Koha.net.

Sponzor

ka konfirmuar se KFOR-i nuk ishte informuar paraprakisht për këtë vizitë, por ka shtuar se “zotëri Thaçi, si lideri i institucionit më të lartë të Kosovës, ka lirinë të lëvizë kudo nëpër Kosovë”.

“Policia e Kosovës nuk është e detyruar të kërkojë kurrfarë lejeje që të shkojë në veri të Kosovës, prandaj ata nuk kanë shkelur kurrfarë rregulle”, citojnë mediat Grasson, transmeton Koha.net.

Grasso ka thënë se situata në Kosovë është e qetë dhe nën kontroll dhe ka shtuar se KFOR-i fton të gjitha palët që të ulin tensionet në nivelin më të ulët.

Zëdhënësi i KFOR-it ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, dhe ministri i Jashtëm Ivica Daçiq kanë të drejtë kur thonë se Forcave të Sigurisë së Kosovës u duhet leja e KFOR-it për të shkuar në pjesën veriore të Kosovës, por ka shtuar se “as Forcat e Sigurisë së Kosovës e as kurrfarë njësish paramilitare apo speciale nuk e kanë shoqëruar Thaçin , ndryshe nga siç kanë raportuar disa media”

“Pasi e ka lënë këtë territor zotëri Thaçi, ka pasur disa bllokada në Zubin Potokl, qartësisht pa kurrfarë arsyeje. KFOR-i nuk ka ndërhyrë, meqë bllokadat nuk përbënin kurrfarë rreziku për sigurinë dhe lëvizjen e lirë, ndërsa në ndërkohë njësi të KFOR-it janë përfshirë në mbikëqyrjen e protestës së madhe në Prishtinë, në të cilën kanë marrë pjesë rreth 13 mijë njerëz”, ka thënë zëdhënësi i KFOR-it, transmeton Koha.net.

-Sponzor-