Kimete Berisha e bën për ‘pesë pare’ Xhelal Sveçlën: A s’kish pas tavolinë tjetër, veç patjetër u ‘dashtë’ m’u ulë me Gjuriqin. Marre!

0

Opinionistja Kimete Berisha, ka reaguar pas takimit të zyrtarit të VV-së me Marko Gjuriqin e Serbisë.

Postimi i saj:

Sponzor

A s’kish pas tavolinë tjetër, veç patjetër u ‘dashtë’ m’u ulë me Gjuriqin.

Marre.

Ti merr pjesë në takim, por mos fol
me Gjuriqin.

Nuk bëhet fjalë për tavolinë pune, po për tavolinë qejfi.
Nëse s’keni pas vend tjetër ku m’u ulë në të njejtin lokal, keni mujt me shku me pushu n’WC, askund më WC se në tavolinë me Gjuriqin nuk e keni pas.

Në një tavolinë me Gjuriqin, me
mohuesin e masakrës së Reçakut, me mohuesin e Lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës, nuk ju ka ulë askush me zor.
Aty jeni ulë për qejf.
Dhe ky është ofendim i madh për të gjithë ne.

Në zyrën e Gjuriqit, në mahallën e boshnjakëve, shkruan mbishkrimi ‘Republika e Serbisë’.

Marre.

Njeriu i moralshëm, veç pak karakter me pas, ish gju’ prej katit të 15-të e nuk kish pranu me pi kafe me armikun më të tërbuar të shqiptarëve.

S’di qysh keni fytyrë m’u kthy në Kosovë e m’i shiku në sy banorët e Reçakut.
Bota që ju pa sonte me Gjuriqin, e ka kuptuar se Serbia e di me kë ka punë.
Me shqiptarë që sot ju dhëmb zemra veç për ‘pjellën’ e vetë.

Shpejt po doni me ja kalu PDK-së, ata bile i kanë shku pak më ngadale muhabetit me serbët.

Xhelali, Arbani e Ardiani le të përshëndeten me politikë. Ju e falni Gjuriqin (se ulja në tavolinë private me të është pajtim i juaji me të), por ne nuk ju falim juve.

-Sponzor-