Kjo është aktivistja e VV-së që tha se Faton Topalli e ka dashnore një deputete

0

Pasi deputeti i Vetëvendosjes, Faton Topalli, kishte folur në Kuvend lidhur me përfshirjen e grave nëpër bordet e ndërmarrjeve private, ka reaguar aktivistja e VV-së, Diellëz Arifi, e cila i ka përmendur deputetit një aferë që, sipas saj, ai e ka me një nga deputetet në Kuvendin e Kosovës

Diellëz Arifi, e cila është motra e aktivistit Atdhe Arifi, i akuzuar për gjuajtjen të Kuvendit me zollë, ka shkruar sot në Facebook se deputeti Topalli ka lidhje dashurie me një deputete, së cilës nuk ia ka përmendur emrin.

Sponzor

Ajo thotë se para se deputeti Topalli të flasë për barazinë gjinore, këtë ta fillojë nga gruaja e tij.

“Faton Topalli po flet për barazinë gjinore por kishte qenë mirë që ta fillojë nga shtëpia e vet, ta trajtojë gruan e tij me dinjitet. Apo ndoshta e konsideron që duke ia bërë një ortake deputete i kontribuon barazisë gjinore??Hipokritët janë t’padurueshëm”, ka shkruar Arifi.

Faton Topalli është një nga 12 deputetët e dorëhequr të Vetëvendosjes, të cilët tanimë kanë krijuar edhe Grupin e Ri parlamentar. /Gazeta NewBorn/

-Sponzor-