Kjo është deklarata e parë e Thaçit pas takimit me Mogherinin

0
Ka përfunduar takimi mes përfaqësuesve të Kosovës me Mogherinin në Bruksel.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas takimit me përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini ka thënë se Kosova është e përkushtuar që të arrijë një marrëveshje përfundimtare, transmeton lajmi.net.

“Bashkë me zëvendëskryeministrin e parë, Behgjet Pacolli, sapo përfunduam takimin bilateral me përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini. Kosova është e përkushtuar që të arrijë një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, e cila garanton njohjen reciproke, anëtarësimin në BE, NATO dhe OKB. Ky rrugëtim do të jetë i vështirë, por i domosdoshëm për sigurimin e paqes afatgjatë në Ballkanin Perëndimor dhe ka mbështetje të gjithanshme”, ka shkruar i pari i shteti në llogarinë e tij në Facebook. /Lajmi.net/

-Sponzor-