Kjo është gjendja e dy femrave të aksidentuara pasi u kthyen nga ndeja e fundvitit

0

Dy personat të cilët kanë shpëtuar në aksidentin e së shtunës në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, po trajtohen në QKUK, përkatësisht në Klinikën Intensive.
Familjarët prapa kamerave, kanë treguar, se gjendja e tyre është e rëndë dhe në çdo moment po presin që t’i largojnë nga Kosova, raporton KTV.

Familjarët kanë thënë se trajtimi i tyre atje është mundësuar nga banka në të cilën ata janë punëtorë.

Sponzor

Ndërkaq, Lulzim Syla, mjeku i cili i ka pranuar ata në emergjencë, përmes telefonit, ka thënë se gjendja e tyre është e rëndë dhe nga emergjenca i kanë bartur në Klinikën Intensive për trajtim të mëtejmë.

Ndërkaq, në këtë aksident kanë vdekur dy persona, Kaltrina Hoti 31 vjeçe dhe Learta Sopjani 23 vjeçe, të dyja punëtore në bankë.

Të aksidentuarit dhe viktimat po ktheheshin nga ndeja e fundvitit, organizuar nga kjo bankë.

Ndërkaq, përgjatë vitit 2018, 86 aksidente kanë përfunduar me fatalitet, ndërsa 121 është numri i të vdekurve në këto aksidente.

Brenda vitit janë shënuar 5 mijë e 706 raste të aksidenteve me të lënduar, ku kanë pësuar 11 mijë e 336 persona.

-Sponzor-