Kjo është gruaja që vdiq në aksidentin tragjik

0

Ditën e sotme një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Velipojë – Shkodër, në afërsi të kishës Velipojë.

Një 28-vjeçar me makinë ka përplasur një 32-vjeçare me motoçikletë, e cila fatkeqësisht ndërroi jetë 3 orë më vonë në spital.

Sponzor

Shkoder/informacion Paraprak

Shkoder/informacion Paraprak

Më datë 19.01.2020 ora 17:25, në aksin rrugor Velipojë – Shkodër, në afërsi të kishës Velipojë, mjetit tip Benz, me drejtues shtetasin A. U. 28 vjeç, banues në lagjen Tre Heronjtë, Shkodër, është përplasur me mjetin motorçikletë me drejtuese, shtetasen S. U. 32 vjeçe, banuese në Velipojë, Shkodër, e cila në orën 20:25 nderroi jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Shtetasi A. U. është shoqëruar në ambjentet e D. V. P. Shkodër për veprime të metejshme

Veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit

-Sponzor-