Kjo ishte arsyeja e rrëzimit të aeroplanit në Maqedoni

0

Një aeroplan është rrezuar dje në Maqedoninë e Veriut, nga ky mbetën të vdekur katër persona, shkruan Gazeta Express.

Aeroplani CESNA u rrëzua të martën në pikën malore “Sollunska Gllav”, prej të cilit nuk shpëtoi asnjë pasagjer.

Ndërkaq mediat në Maqedoninë Veriore raportojnë se arsyet që mendohen të kenë shkaktuar aksidentin janë turbulencat e forta.

Megjithatë, këto janë konkluzione fillestare, dhe akoma nuk ka dalë raporti final se si ndodhi rrëzimi, që coi në vdekjen e një familjeje bullgare prej katër anëtarësh.

-Sponzor-