Kololli deklarohet pas fitorës së madhe, e jep lajmin e jashtëzakonshëm

0

Lojtari i kombëtares së Kosovës, Benjamin Kololli, ka folur pas përfundimit të ndeshjes fituese ndaj Malit të Zi.

Ai thotë se lojtarët kosovarë sonte kanë hyrë për ta fituar ndeshjen.

Sponzor

“Për krejt ekipin besoj se krejt lojtarët e kanë dhënë maksimumin sepse ka qenë shumë e rëndësishme me fitu këtë lojë”, ka thënë Kololli, raporton Gazeta Express

Tutje ai thotë se i gjithë fokusi i Kosovës është te ndeshja e radhës për kualifikime, ajo me Cekinë që do të luhet në nëntor.

“Në lojë kemi qenë më të mirë se Mali i Zi. Tash duhet të fokusohemi në ndeshjet e ardhshme dhe të mendojmë ta mposhtim Çekinë”, ka thënë Kololli.

“I kemi të gjitha mundësitë për ta mposhtur Çekinë. Kemi fituar njëherë, besoj se mund ta bëjmë për së dyti”, ka shtuar ai.

-Sponzor-