Komandanti Demë Maloku-Kobra, kujton ditën kur u vra Fadil Maloku ne Koshare

0

Komandanti Demë Maloku-Kobra, përmes një shkrimi në profilin e tij “Facebook”, ka kujtuar njërin prej luftëtarëve më të shquar të UÇK-së, Fadil Malokun pikërisht në 21 vjetorin e vrasjes së tij nga forcat ushtarake serbe, Shkruan GazetaProjekti

Ky është shkrimi i plotë:

Sponzor

●16.04.2020, sot u mbushen plot 21 vite kur njesia Elite e “Kobra” Brigada 131/138 “Agim Ramadani” zhvillomte luftime te ashpra ne Rrasen e Koshares, ne vendin e qujtur Livadhi i Mehmetit, pikrisht ne vendin ku pesë ditë (5) me parë e humbëm Komandantin e njesis Kobra Agim Ramadani, qellim ishte ndaljen e hovit të msymjes të njesive Elite Ushtarake dhe paramilitare Serbe, luftimet zhvilloheshin ne distanca te aferta 30 apo 40 metra, luftimet filluan ne ora 10:35 dhe zgjaten deri në mbrëmjën e vonshme dhe ramjen e territ. lufta ne distanca te aferta neve na favorizonin sepse pregaditja Ushtarake, Taktike dhe Fizike ishin ne anen tonë, provojë e fituar nga betejat e Vitit 1998 ne Gllogjan dhe Junik, pra ne i shfrytzuam me kujdes avantazhet qe posedonim duke i materializuar me rrezultate konkrete ne fushbetejë, luftimet vazhdonin dhe ishte ditë teper e përgjakshme, Ushtarët e Armikut tanimë po shndrroheshin në kufoma te cilat armiku përkundër perpjekjeve te vazhdueshme nuk arriti t’i terhekë, pas humbjes së dhjetra Ushtarëve armiku kerkonte forca shtesë dhe ndrroj drejtimin e msymjes duke vrejtur numrin e vogel të pjestarëve tone depertoj ne krahun e majtë nga drejtimi i Kufirit te shqiprisë për te vazhduar ne drejtim të Karaullit të Koshares i cili ishte ne duar tona, dukë vlersuar Situatën kontaktova ne radiolidhje Komandanti Brigadës Rrustem Berisha dhe kerkova ndihmë me personel i cili e dergon Komandantin e Batalionit Parë Skender Hasanxhekaj i cili pa vonuar shum erdhi sebashku me afersisht 30 ushtarë te cilët u takuan me atë pjesën e ushtarëve të Armikut qe kishin depertuar dhe pas luftimeve te ashpra me sukses jo vetem e ndalën msymjen e armikut por i zbrapsen duke lënë me dhjetra të vrarë.
Komandant Sali Çeku ishte komandant i komplet kësaj vije frontale i cili me sukses Drejtomte dhe koordinonte luftën, koh pas kohe na thirrte ne radio për të na dhen kurajo dhe motiv për luftë, luftimet vazhdonin pa nderprerje, altileria jonë vazhdonte goditjen e Armikut panderprerë dhe kështu pas ramjes së Territ në mbrëmje, triumfuam dhe fituam betejën, Armiku u zhduk, nuk kishte më Ushtar Armik përball neve, u ndalën të shtënat, ishte një Gëzim i papërshkrueshem, takoheshim me vllezerit e Armes pershendetëshim i uronim njeri-tjetrit fitoren ndaj Armikut…por ky gëzim nuk zgjati shum sepse Komandant Salihu kerkoj nga ne që të bashkoheshim me një vend dhe aty vrejtem se po mungonte Komandant Fadil Maloku-Mortaja, mungonin edhe tre Ushtar tjerë, pra ne i Humbëm katër (4) vllezer te Armes, të plagosur rëndë kishin mbetur Komandant Skenderi, Arif Maloku dhe disa tjerë.
-Une isha Deshmitarë.
》Lavdi Komandantit Fadil Maloku-Mortaja dhe të gjithë Deshmorëve!

-Sponzor-