Komandanti i KFOR’it i shokuar nga situata në veri: Ndalni kërcënimet

0

Deklaratat kërcënuese të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, po i sheh me mjaft shqetësim komandanti i KFOR-it në Kosovë, gjenerali italian Lorenzo D’Adrio.
Ai ka ftuar të gjithë politikanët, në Kosovë e Serbi, që të ndalin kërcënimet e tyre, pasi që edhe një deklaratë shumë e vogël mund të dërgojë në ndonjë incident.

Këto deklarime komandanti i KFOR’it i ka bërë në një prononcim për ‘Politika’, transmeton Gazeta Express.

Ai ka thënë se aktualisht nuk ka ndonjë indikacion, që mund të ketë ndonjë incident.

Presidenti serb dje teksa ka komentuar nismën e kryetarit të Komunës Jugore të Mitrovicës, për bashkimin e qytetit, ka thënë se askush nuk do të guxojë të sulmojë qytetarët serb.

“Çdo ditë Kosova po sulmon qytetarët serbë, ndërsa mesazhi i Serbisë është që të ruhet paqja dhe stabiliteti, por këtë askush nuk duhet ta marrë si shenjë të dobësisë tonë”, kishte thënë dje kreu i shtetit serb./GazetaExpress/

-Sponzor-