Konjufca i replikon edhe një herë Zekës: Ke mashtruar me viza dhe ke uzurpuar shtëpi, mos shit moral

0

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes Glauk Konjufca është përplasur me deputetin e Nismës, Milaim Zeka, në seancën e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës lidhur me përjashtimin e Agjencisë Kosovare të Akreditimit nga EQAR.

Konjufca reagoi ndaj Zekës mbi një debat që filloi mbi “mësuesit e pandergjegjshëm” me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit.

Sponzor

Ai i tha Zekës se shumica e mësuesve kosovarë janë të ndërgjegjshëm, por tha se kështu nuk ka qenë edhe mësuesi i Zekës, sepse i ka lënë 2-sha dhe e ka sjell në Kuvend, duke mos e ngelur.

Pastaj reagoi Zeka, duke thënë se ai ka qenë nxënës i shkëlqyeshëm. Madje, tha se e ka bartur edhe stafetën e Titos, si nxënës i dalluar.

Por, Konjufca replikoi prapë me të, duke thënë se ai nuk mund të shesë moral, për shkak të veprimtarive të tij.

Ia përmendi Zekës mashtrimin me viza, bashkë me Ilir Krasniqin, ku dyshohet se pre e kësaj kanë rënë 920 kosovarë.

“Meqenëse na u ka bë mësues i moralit, Milaim Zeka, ja po flas. Ky e ka përdor emisionin e tij personal në RTK me njëfarë Iliri me promovu kompani, me të cilën së bashku me të i ka mashtru qytetarët e Kosovës. Kur e ka uzurpu shpinë e vet te Bregu i Diellit, thojke po ma thejnë SHIK-u. Kur një njeri i tillë shet moral publik, atëherë s’di çfarë të them më”, tha ai.,/Gazeta Newborn/

-Sponzor-