Konjufca: Me Lëvizjen Vetëvendosje në pushtet, shumë gjëra do të ishin kthyer mbrapa

0

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se është e vështirë të paramendohet Kosova pa Lëvizjen Vetëvendosje, duke shtuar se VV-ja ka dhënë kontributin e saj për proceset e rëndësishme.

“Është e vështirë të imagjinohet Kosova pa Lëvizjen Vetëvendosje në këto 13 vite. Megjithatë ka qenë i ndjeshëm efekti i pranisë së Lëvizjes Vetëvendosje në këto vite dhe i veprimit të saj në sferën publike, sidomos pas hyrjes në institucione”, ka thënë Konjufca, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin, në RTV Dukagjini.

Sponzor

Konjufca u shpreh se me Lëvizjen Vetëvendosje në pushtet shumë gjëra do të ishin kthyer mbrapa, ashtu siç kanë bërë edhe shtetet tjera kur kanë ndryshuar pushtetet.

“Lëvizja Vetëvendosje nuk ka pasur rastin të jetë në pushtet. Shumë gjëra do t’i kthente mbrapa Vetëvendosje po të ishte në qeverisje”, u shpreh Konjufca, duke shtuar se ky nuk është vetëm fenomen i Kosovës, duke përmendur vende si SHBA, përcjell Telegrafi.

“Po të ishte Vetëvendosje në pushtet nuk do të vinte në shprehje “Zajednica”. Ne jemi të bindur se të drejtat e serbëve duhet të jenë komunale, e jo përtej komunale”, ka shtuar më tej Konjufca.

-Sponzor-