Kosov, 12 persona ndërrojnë jetë

0

12 persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku vetëm nga 15 nëntori e deri më 19 dhjetor të këtij viti.
Në bazë të statistikave të Policisë së Kosovës, vetëm gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 1 mijë e 362 aksidente trafiku në tërë rajonin e Kosovës.

Nga këto aksidente, tetë prej tyre kanë qenë me fatalitet, 519 me lëndime , ndërsa 805 aksidente me dëme materiale.

Sponzor

Bazuar në statistikat e Policisë së Kosovës, numri i aksidenteve në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ka shënuar ulje.

Në po të njëjtë periudhë gjatë vitit të kaluar, 17 persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku.

Nga 1 mijë e 557 aksidente sa ishin gjithsej gjatë periudhës 15 nëntor deri më 19 dhjetor, 16 prej tyre ishin me fatalitet, 584 me lëndime, ndërsa 957 aksidente me dëme materiale.

Njëri nga aksidentet me fatalitet i cili kishte ndodhur me 16 nëntor ishte aksidenti në fshatin Mramor të Prishtinës, në të cilin ishin përfshirë tri vetura, ku mbetën të vdekur katër persona të një familjeje nga Komuna e Gjilanit.

Në këtë aksident në vendin e ngjarjes kishin vdekur vozitësi dhe një pasagjere, ndërsa dy pasagjerë të tjerë kishin vdekur në QKUK.

Përveç katër personave të vdekur, në këtë aksident lëndime trupore kishin marrë edhe gjashtë persona të tjetër katër prej tyre shtetas turq, si dhe dy persona shqiptarë.

Në po të njëjtin aksident ishte e përfshirë edhe eskorta e Ambasadores turke në Kosovë, Kivilcim Kiliç, e cila ishte njëra nga të lënduarat në këtë aksident. /kallxo.com

-Sponzor-