Kosova merr një lajm katastrofal para ndeshjes me Anglinë në ‘Fadil Vokrri’

0

Pas humbjes nga Çekia, Përfaqësuesja e Kosovës është kthyer tashmë në Prishtinë.

Skuadra e Bernard Challandes ka nisur seancën e sotme stërvitore në vlugun e përgatitjeve për ndeshjen me Anglinë, shkruan Zëri.info.

Sponzor

Stërvitja e sotme është rigjeneruese. Në seancën e sotme stërvitore mungojnë futbollistët që luajtën nga fillimi ndaj Çekisë mbrëmë.

Futbollistët në fjalë ndodhen në hotel.Image

Tashmë është mësuar edhe gjendja e mesfushorit të Kosovës Herolind Shala, i cili mungoi mbrëmë ndaj Çekisë shkaku i lëndimit.

Shala nuk është prezent në stërvitje dhe me gjasë nuk do të përfshihet në skuadër për ndeshjen me Anglinë.

Vlen të përmendet se stërvitja e sotme nisi me 20 minuta vonesë shkaku i komunikacionit të stërngarkuar nga hoteli ‘Emerald’ deri në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.Image

Ndryshe, Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë ndeshjen e fundit eliminatore për Kampionatin Evropian ‘Euro 2020’ kundër Anglisë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në Prishtinë.

Në kuadër të grupit A, Anglia dhe Republika çeke tashmë e kanë siguruar kualifikimin në Kampionatin Evropian ‘Euro 2020’, pra Kosova e ka mendjen vetëm kah Liga e Kombeve.

Kështu, ndeshja e së dielës me Anglinë do të jetë vetëm një miqësore luksi për Përfaqësuesen e Kosovës.

Momentalisht, pas shtatë ndeshjeve në grupin A, lider është Anglia me 18 pikë, tri më pak se Çekia e cila zë vendin e dytë me 15 sosh.

Kurse, Kosova do ta mbyll këtë cikël eliminator në vendin e tretë, derisa momentalisht numëron 11 pikë./Zëri.info

-Sponzor-