Kosovarët probleme me zemër, stentohet pacienti i 1000-të ketë vit

0

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka treguar se në Klinikën e Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invazive, është stentuar edhe pacienti i 1000-të brenda këtij viti.

Me këtë rast, Ismaili ka thënë se janë kursyer mbi 5 milionë euro nga xhepi i qytetarëve tanë.

“I lumtur dhe krenar që reformat tona në shëndetësi po japin rezultate. 74 vjeçarja nga Podujeva, Dinora Syla, u bë pacientja e njëmijtë e cila përfiton nga shërbimi 24-orësh kujdesin e zemrës dhe stentimin në QKUK. Para se të kthehet në familjen e saj pas një ndërhyrje të suksseshme, ajo ishte mirënjohëse ndaj infermiereve dhe mjekëve për shërbimin e mirë ndaj saj”, ka shkruar Ismaili.

Më tej, ai ka shtuar se mbi 5 milionë euro kursime të xhepit të qytetarëve këtë vit vetëm nga stentimet. “Familje të shumta që kanë shpenzuar kursimet familjare Jashtë Institucioneve Publike, sot trajtohen pa pasur nevojë të presin dhe pa pagesë në Institucionet Publike. Me përkrahjen e duhur, mjekët tanë mund të bëjnë mrekulli në vendin tonë – e përkrahja nuk do të ju mungoj”, ka përfunduar Ismaili.

Gjatë këtij viti, në shërbimin 24 orësh për kujdesin e zemrës dhe stentimin në QKUK, janë realizuar edhe 1780 koronarografi dhe 153 operimi në zemër.

-Sponzor-