Kosovë, aksident tragjik, një person ndërroi jetë

0

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Gjilan – Ferizaj, konkretisht në dalje të fshatit Partesh. Nga ky aksident jetën e ka humbur një grua dhe është lënduar rëndë një fëmijë, raporton Gazeta Express.

Fëmija është dërguar për trajtim mjekësor ndërsa policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

Sponzor

Për këtë aksident ka dhënë detaje Ismet Hashani nga policia rajonale e Gjilanit.

“Ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në rrugën Gjilan – Ferizaj në dalje të fshatit Partesh. Një grua ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, një fëmijë është lënduar është dërguar për trajtim mjekësor. Policia është në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin”, tha Hashani për Gazetën Express.

Ndryshe, Express merr vesh se viktima është rreth moshës 30-vjeçare.

Ndërkohë, Policia e Kosovës vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunikacion. Numri i aksidenteve fatale është rritur së fundmi, sipas të dhënave zyrtare nga PK-ja, brenda këtij viti në aksidente të ndryshme trafiku jetën e kanë humbur mbi 25 persona. /Express/

-Sponzor-