Kosovës i duhen shtetar me vizion të qartë, e jo pushtetar llaskuca me synime mbijetese!

0

 

Shkruan Fadil Maloku, sociolog

Sponzor

Qytetaria kosovare, si koncept dhe kulturë emancipuese është fakt që ende gjendet në një proces të zhvillimi e vetëdijesimi social-politik. E themi kështu, edhe për shkak se asaj i mungon dosido ajo përgjegjësia e denoncimit publik për të (pa)bëmat e përgjegjësve civil dhe atyre qeveritar. Derisa përgjegjësit civili, mund të amnistohen disi…, ata qeveritar nuk do të duhej t’u lejohej as më i vogëli keqpërdorimin, keqmenaxhim, e aq më pak gabim eventual që kanosin vetëdijshëm sferat e interesit shtetërorë dhe kombëtar.

Kur krejt kësaj “odisejade” emancipuese…, i shtohet edhe djallëzia (lexo: manipulimi i qëllimshëm!) e ikjes nga kjo përgjegjësi e mandatuar ligjërisht dhe moralisht në pesë palë zgjedhje, duke zhvendosur sistematikisht dhe qëllimisht vëmendjen e publikut të gjerë nga tema madhore, në tema krejt folklorike…, atëherë bëhet shumë e qartë, se ata mund të jenë pushtetarë të përkohshëm, por, kurrsesi shtetar me vizion të përjetshëm. Se janë vërtetë pushtetar…e jo shtetar…, na e dëshmojnë vetëm “aftësitë” e tyre për t’i ç’motivuar denjësisht qytetarët e vetë nga revoltat eventuale. Ky ç’motivim është i dëmshëm për edhe për disa shkaqe sociologjike:

1. e vranë, qartë normën apo të drejtën (e garantuar edhe me Kushtetutë) elementare të standardit që e bënë demokracinë të pranueshme edhe për mentalitetin dhe etnopsikologjinë tonë sociale;

2. e frustron, edhe atë pak ajke të guximit qytetarë që ka ide, zgjidhje, por, edhe qëndrime të drejta (fisnike) për cilindo problem të shfaqur në komunitet apo shoqëri! Pra, e ngulfat dukshëm aversionin antiqeveritar, që në faza tjera emancipuese mund të shndërrohet shumë lehtë në revoltë masive dhe të pandalshme;

3. e stimulon, edhe më tej si korrupsionin, krimin,nepotizmin, ashtu edhe diferencimin e natyrshëm midis shtresave sociale…! Shkaku, se transparenca dhe përgjegjësia publike tani bëhen “produkte made qeveria”;

4. e paragjykon, shtetndërtimin si një proces që gjëja paska vetëm nevoja ekskluzive politike (duke i periferizuar ato; ekonomike, juridike, kulturore, etj.), dhe se me metoda makiaveliste mundet të zhvendoset (qëllimshëm!) vëmendja kah (do qeveria e jo publiku!) problemet krejt inegzistente;

5. e problematizon, qëllimshëm idenë sekondare të revoltës, duke fshehë paaftësinë e saj për t’u dal ballë obligimeve mandatare qytetare për mirëqenien!

6. e stigmatizon, qëllimisht opozitën (të madhe në numra, por të heshtur dhe jo konsekuente në qëndrime!), në vend që ta josh (lexo; obligon ligjërisht, jo moralisht!) me obligime dhe marrëveshje të interesit shtetërorë e kombëtar;

7. e degradon, (por, edhe varros!) përfundimisht shpresën kolektive për proceset e reja integruese Evropiane, duke hapur kështu shtigje tjera për arratisje edhe më të dendura jashtë vendi! Duke krijuar kështu perceptimin e gabuar se: qytetarët kosovar realisht mbesin edhe më tej “të burgosur kolektiv” me këtë qeverisje që punon vetëm për vetën e vetë, klanin, partinë… e jo shtetndërtimin, sovranitetin e cunguar, demokracinë e improvizuar, dhe kombin e kërcënuar;

-Sponzor-